Sot në orën 10:00 në Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare për të shqyrtuar paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e 2026-ës.
Nga seanca Bardhi është shprehur se paketa fiskale ka që një javë që nuk ka ardhur në Kuvend për diskutime.
“Kjo është paketa ligjore më e rëndësishme e vitit, që vjen së bashku me atë që quhet paqja fiskale, dhe falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese.
Belinda Balluku ka vjedhur 2 herë më shumë lekë sesa paketa që shkon për pensionistët.
Ju kryetari i Kuvendit nuk nihni as rregulloren as kushtetutën, as ligjin e zakonshëm ndërsa ju doni të kaloni 8 ligje në paketën fiskale dhe të falni miliona lekë eprorëve tuaj”, tha Bardhi.








