Sot në Kuvend po zhvillohet senca parlamentare për të diskutuar për paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e 2026.
Punimet e seancës kanë nisur në orën 10:00.
Nga diskutimet brenda seancës ka folur deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, sipas tij kryetari i Kuvendit Niko Peleshi nuk respekton rregulloren por vepron bazuar urdhrave të shefit të tij.
“Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë
Seancën e kaluar, ju përjashtuar kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës. Mashkullit paradite i thoni mashkull, pasdite femër. Transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti, do diskriminohet sipas ligjit tuaj. Ju vendosët të shkatërronit familjen me atë ligj, që të shkatërroni këtë shoqëri. Do ikësh me turp si kolegët e tu, u shpreh Flamur Noka.








