Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit për tre të arrestuarit për tritolin ndaj një biznesi në Kamëz.
Ajo vendos masën e sigurimit arrest në burg për Flogert Mezhikën, ndërsa Jeton Lami dhe Florin Domi arrest në shtëpi.
Ata para gjykatës nuk kanë folur, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.
Dyshohet se Domi ka ofruar edhe garanci pasurore, prej 6 milion lekesh të vjetra, që në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshoj masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare.








