-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Llangozi: Pezullimi i Belindës, Kali i Trojës i SPAK-ut që po hyn në selinë blu

Kryesoret

Dhe ja ku na erdhi bomba e radhës politike, SPAK-u “godet” fort, pezullon Belinda Ballukun dhe vendi tronditet… ose të paktën kështu duhej të ndodhte në teori. Në praktikë, tronditja e vetme ishte zhurma e mikrofonave që u ndezën me shpresën për një dramë të madhe, por morën vetëm një “vazhdojmë përpara” qetësisht të përpunuar.

Se çfarë drame është kjo ku të gjithë presin që qeveria të kapet pas murit, por në fund rezulton se edhe muret janë relaksuar, këtë vetëm SPAK-u e di. Një lëvizje “e ashpër”, “shpërthyese”, “goditje për pushtetin”… që pushtetit nuk i rrëzoi as lapsin nga tavolina. Madje ndoshta u përdor edhe si pushim i shkurtër për të rregulluar oraret e takimeve.

Por efekti anësor, ai i padukshmi, ai i vërteti… do plasin në selinë blu. Ndërkohë që njerëzit prisnin që kjo goditje të shkundte qeverinë, SPAK-u pa dashje (apo me dashje?) i solli opozitës një “kalë të Trojës” direkt te dera dhe e ka gati për goditje. Ndërkohë, SPAK-u vijon punën, qeveria rri e qetë, ndërsa opozita merret me koordinatat e kalit, kush e solli, pse e solli dhe a ka vend në garazh.

Dhe si gjithmonë, publiku shqiptar e ndjek këtë si telenovelë të pafundme, plot me kthesa, dramë dhe personazhe që pezullohen, rikthehen, zhvendosen por asnjëherë nuk largohen nga skena.

Prandaj, o njerëz, mos e shisni pezullimin e Ballukut si ndonjë arritje historike të SPAK-ut, nëse kjo do të ishte vërtet goditje e madhe, do të kishte tundur qeverinë, jo thjesht do të kishte prodhuar tituj të bujshëm dhe turbullim politike te opozita. Në këtë histori, efekti praktik është më shumë kozmetik sesa domethënës, dhe në vend të drejtësisë së madhe, kemi një lëvizje që shërben si tymnajë, jo si triumf institucional.

Pra SPAK-u duket se ka hedhur “kalin e Trojës”: pezullimi i Ballukut nuk goditi qeverinë, por ka futur tensionin te PD-ja, ku tani priten lëvizje dhe arrestime të mundshme brenda selisë blu, duke e kthyer këtë manovër në një mesazh të qartë politik drejt opozitës, jo triumf drejt drejtësisë brenda mazhorancës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit