-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja e Evis Berberit, mbrojtja kërkon hetime të mëtejshme dhe gjykim të shkurtuar

Kryesoret

Në seancën e sotme paraprake të zhvilluar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është shqyrtuar çështja e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Avokatët e Berberit kërkuan që çështja të kthehej në prokurori për plotësim hetimesh, duke argumentuar se akuzat nuk janë mbështetur nga prova të mjaftueshme. Sipas mbrojtjes, hetimet nuk kanë arritur të vërtetojnë lidhjen e Berberit me veprat penale të pretenduara.

Në rast se kërkesa për kthimin në prokurori nuk pranohet, mbrojtja e Berberit kërkoi gjithashtu gjykim të shkurtuar, një procedurë që do të mundësonte uljen e një të tretës së dënimit në rast se Berberi shpallet fajtor.

Për të pandehurin tjetër, Valter Begaj, mbrojtësit kërkuan gjithashtu kthimin e çështjes për hetime të mëtejshme, por pa kërkuar gjykim të shkurtuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit