-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte rikthehet furtuna, fundjava vjen me dëborë

Kryesoret

Orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe të vendit pas përmbytjeve në dy ditët e fundit nga moti i keq. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte. Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.

“Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira”, tha Anira Gjoni, specialiste e IGJEO.

“Për shkak të reshjeve me intensitet të shtuar, në të dyja qarqet, Gjirokastrën dhe Vlorën, mbetet në rrezik të lartë. Sa i takon lumit të Vjosës, rrezikon daljen nga shtrati pasi prurjet dhe nivelet e tij janë në rritje të vazhdueshme. Gjithashtu problematik shfaq edhe lumi Seman dhe Shkumbin, ku për shkak të reshjeve të shtuara përgjatë këtyre tre ditëve shfaqin rrezikshmëri për rritjen e nivelit të tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit