Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk e shkarkon Belinda Ballukun nga posti i zv/ kryeministres por do ta çojë pezullimin në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që vendi i zv/ kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë bosh. I sulmoi prokurorët për dosjen.
“Nuk mund të hyhet në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Kultura e gjyqeve popullore dhe e organizimeve nëpër salla që dikur ishin salla teatrosh dhe vatrash kulture dhe sot janë sallone mediatike për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët duhet ta luftojmë të gjithë sepse nuk i bën mirë askujt dhe as kësaj shoqërie. Ne jemi garantët e pavarësisë së gjyqësorit me cdo çmim” tha ai.
LIVE-Rama: S’e zëvendësoj Ballukun, SPAK bëri ndërhyrje brutale, e çoj në Kushtetuese









