-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Samiti në Tiranë, Rama: Do të hiqen tarifat e roaming-ut me BE

Kryesoret

Në Tiranë zhvillohet sot samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, ku theksoi se plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një itinerar drejt Brukselit, por një udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut evropian, të cilit, siç tha ai, qytetarët e rajonit i përkasin historikisht.

Ai theksoi se Evropa është ndërtuar përmes veprimit dhe jo pritjes, dhe se ky samit shënon pikërisht momentin për të ecur përpara: “Nuk jemi këtu për të shtyrë punët, por për të ndërtuar së bashku atë që kërkohet të bëjmë sot.

Vitin e ardhshëm tarifat e roaming-ut me BE do të hiqen. Ky është një tjetër kufi artificial që bie mes nesh dhe Evropës. Revolucioni digjital dhe identiteti digjital në Ballkan do të pasqyrojnë standardet evropiane. Jam krenar t’ju them se nga viti i ri identiteti digjital në Shqipëri bëhet realitet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit