-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsyetimi i GJKKO: Pezullimi i Ballukut është i ligjshëm, ajo mund të ushtrojë mandatin e deputetes

Kryesoret

Sot Belinda Balluku u paraqit në ambientet e SPAK , aty ku u zhvillua dhe seanca ndaj saj për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

Aty ajo u njoh me masën pezullim nga detyra për rolin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërkohë u dënuan edhe dy vartësit e saj me masën “arrest shtepi”.

Argumentimi i gjyqtarit Erion Çela për caktimin e masave të sigurisë për Ballukun

-Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal duhet të mbahen në konsideratë këto kritere/rrethana: rëndësia e faktit, rrezikshmëria shoqërore e veprave penale për të cilat akuzohet/dyshohet duke u nisur nga masa 54 dënimit që ato parashikojnë, përhapja e kësaj vepre penale, rolin e të pandehurës në kryerjen e veprës penale në bashkëpunim, pasojat e ardhura nga vepra penale, moshën, gjendjen gjyqësore si dhe gjendjen shoqërore e familjare të saj (me gjëndje civile e divorcuar, kryefamiljare, me dy fëmijë të datëlindjes 20.07.2005 dhe 20.12.2010)13.

-Gjykata, vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin e njëkohshëm të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Nalimi i daljesjashtë shtetif” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Në vlerësimin e gjykatës këto masa sigurimi personal janë masat më të përshtatshme në raport me rëndësinë e faktit dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 258/2 i K.Penal si dhe faktin që akuzohet/dyshohet për kryerjen e veprës penale dy herë dhe në bashkëpunim.

-Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikon: “1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2.Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 1 të tij me titull “Qëllimi dhe objektí, përcakton se: “Ky Kod ka për qëllim caktimin e rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen, si dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë, për organet e qeverisjes vendore dhe referendumet”. Në nenin 2, pika 5, të këtij Kodi me titullin “Përkufīzime”, përcaktohen personat që do të zgjidhen: “…4. “Kandidat” është një shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat për deputet ose për kryetar bashkie, ose për këshillin e bashkisë, në përputhje me këtë Kod, për të cilin do të votohet në zgjedhje “. Pra, personat e zgjedhur në zbatim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, parë kjo në zbatim të ndalimeve të nenit 242 të K.Pr.Penale,janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillit të bashkisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit