Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku pritet të përballet me hetime të reja, përfshirë çështjen e rrugës Korçë–Ersekë, të cilën opozita e akuzon për kosto të fryra dhe probleme sigurie.
Ai theksoi se dosjet aktuale, si tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe, janë nisur nga denoncimet e PD-së dhe akuzoi kryeministrin Rama për përfshirje në aferat korruptive.
“Belinda Ballukut do t’i shtohen çështjet penale, sepse abuzimet nuk kufizohen vetëm te tuneli i Llogarasë apo Unaza e Madhe. Ne kemi denoncuar edhe rrugën Korçë–Ersekë, një skandal financiar që po rrezikon jetët e qytetarëve, pasi rruga shembet sa herë bie shi. Por përgjegjësia nuk mbaron te Balluku. Kryeministri Rama është në qendër të këtyre aferave dhe është koha që kjo qeveri të largohet. Korrupsioni ka dalë sheshit dhe shqiptarët duhet të bashkohen për ndryshimin.”
Related