Ish zv.kryeminstrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, para dy ditësh me vendim të GJKKO është pezulluar nga detyra lidhur me aferën e korrupsionit për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Sipas SPAK, në hetimet e kryera dalin përgjimet mes Ballukut dhe vartësit të saj Evis Berberit ku në bisedën mes tyre për çështjen e tenderit përmendet emri i ish-deputetit të PD Lefter Geshtenja.
“Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”. 140. Me procesverbalin nr. 2, datë 06.10.2021 “Mbi vlerësimin e ofertave të paraqitura” të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është përfunduar vlerësimi i ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP-së në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. me fond limit 2.096.958.794.70 lekë pa TVSH?”-thuhet ndër te tjera në dosje të SPAK-ut.









