Një tjetër shkelje del në pah nga dosja e SPAK mbi tenderin e Unazës së Madhe.
Sipas verifikimeve në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk nuk i plotësonin kriteret për të fituar tenderin 20 mln euro për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Kompanitë nuk kanë paraqitur asnjë provë se kishin realizuar më parë punë të ngjashme me një vlerë minimale prej 50% të kontratës, apo një volum punësh të barabartë me dyfishin e vlerës limit, siç ishte përcaktuar në kriteret e tenderit.
Pjesë nga dosja
Nga shqyrtimi ngarkuar elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se ky operator ekonomik i shpallur fitues i kësaj procedure prokurimi, nuk ka plotësuar kriterin e vendosur në dokumentacionin standard të tenderit, si më poshtë: Në kriterin 2.3.1 të dokumenteve standarde të tenderit, tek “Kriteret e Veçanta të Kualifikimit”, “Kapaciteti teknik”, është përcaktuar se: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme: a) punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë pesë viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, ose b) punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesë viteve të fundit, është jo më e vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet.









