-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi pas seancës, GJKKO: Belindës i është bllokuar pasaporta

Kryesoret

Këtë të shtunë Belinda Balluku u paraqit në ambientet e SPAK , aty ku u zhvillua dhe seanca ndaj saj për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

Aty ajo u njoh me masën pezullim detyre për rolin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërkohë u dënuan me arrest shtëpie dy vartësit e saj, kreu i KESH Erald Elezi dhe ai i ARRSH Gentian Gjyli.

Pas seancës, GJKKO publikoi dhe vendimin e plotë për Belinda Ballukun.

Njoftimi i plotë:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin 120, datë 22.11.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al vendimit të gjykatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit