-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut dhe masat për vartësit e saj

Kryesoret

Pas një seance që zgjati rreth 4 orë, Gjykata e Posaçme vendosi të mbajë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu, Ballukut i ndalohet dalja jashtë vendit. Masat e dhëna më parë, përfshirë “arrestin në shtëpi”, mbeten në fuqi për dy vartësit e saj.

Seanca nisi në orën 9 të mëngjesit, me prezencën e Ballukut, motrës dhe avokates së saj, Pamela Qirko, si dhe kreut të KESH, Erald Elezi, dhe kreut të ARRSH, Gentjan Gjyli, të cilët ndodheshin nën masën e arrestit shtëpiak.

Pjesa kryesore e debatit përqendrohej te akuzat e SPAK për shkelje të barazisë në tendera lidhur me lotin 4 të Unazës së Madhe, si dhe çështjet e tunelit të Llogarasë. Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja, ndërsa prokurori Dritan Prençi argumentoi për vazhdimin e masave, duke theksuar rrezikun që të pandehurit të fshihen, të ndikojnë dëshmitarët ose të prishin provat.

Mbrojtja e Ballukut kundërshtoi pezullimin nga posti, duke argumentuar se pozicionet janë të zgjedhura me votë. Megjithatë, vendimi u la në fuqi dhe as Balluku, as vartësit e saj nuk dhanë deklarata për mediat. Tani mbetet të shihet nëse vendimi do të kontestohet në Apel brenda 5 ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit