Pas shembjes dhe bllokimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë teksa kjo e fundit është inaguruar dhe hapur në shtator të këtij viti ka reaguar deputeti i PD Klevis Balliu.
Reagimi i Klevis Balliut
Projektet dhe investimet e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut kanë vetëm një qëllim, të vjedhin paratë e shqiptarëve. Rruga Qukës-Qafë Plloçë, një rrugë rreth 43 kilometra, u ka kushtuar shqiptarëve 260 milionë euro.
260 milionë euro i janë marrë popullit më të varfër e Evropë për këtë rrugë. Vetëm pak muaj më parë kjo rrugë është inauguruar nga vetë pushteti, për t’i thënë qytetarëve shqiptarë se ata janë të lirë dhe të sigurt të kalojnë në këtë rrugë. Dhe shikoni në çfarë gjendje është sot. Misioni i tyre nuk është siguria e jetës së shqiptarëve, por është të vjedhin paratë e shqiptarëve.









