-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji takon qytetarët në Kombinat: Korrupsioni ka mbytur qeverinë, është koha për reagim!

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot takoi qytetarët në zonën e Kombinatit dhe u bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme të opozitës.

Në postimin e tij të shpërndarë në faqen facebook, deputeti demokrat akuzon qeverinë për vjedhjet galopante me tenderat si ai i tunelit të Llogarasë, sipas tij korrupsioni ka mbytur qeverinë dhe ka ardhur koha për reagim qytetar.

Postimi i plotë i Salianjit

Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë!  PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00! Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.

Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk ka më justifikime. Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet! Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit