-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në Fier drejt normalizimit pas reshjeve të dendura

Kryesoret

Reshjet intensive që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit po shënojnë rënie në qarkun e Fierit. Sipas përditësimit të orës 07:00, niveli i lumenjve Vjosë, Seman dhe Shkumbin është ulur, ndërsa ujërat janë tërhequr nga shumica e tokave bujqësore.

Lumi Vjosë dhe Shkumbin paraqiten në kushte të qëndrueshme, ndërsa Semani mbetet ende në kuota të larta, por brenda argjinaturës.

Autoritetet kanë monitoruar infrastrukturën gjatë ditës së djeshme dhe raportojnë se nuk ka dëmtime të argjinaturave, nuk ka rrugë të bllokuara, zona të izoluara apo banesa nën ujë. Aktualisht reshjet janë të dobëta dhe nuk kërkohet mbështetje shtesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit