-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Kongresi i Manastirit, jetik për mbijetesën e kombit shqiptar

Kryesoret

Me themelimin të Alfabetit të Manastirit, shqiptarët treguan se janë popull i civilizuar. Vendosmëria e delegatëve për një alfabet të njësuar, synimi kah perëndimi i intelektualëve shqiptar, ishte aq i fuqishëm saqë s’i dilte dot përballë as propaganda greke, slave, dhe as ajo turke.

Të shikosh pas 117 vjetësh një dukuri të mrekullueshme dhe jashtëzakonisht të mençur të hisorisë kombëtare të shqiptarëve, siç ishte Kongresi i Manasirit, do të thoë të shikosh një nga thelbet më të mëdha të viatalitetit dhe mbijetesës së kombit, pë të kuptuar sërish, në mënyrë shumë dimensionale, të kaluarën si prapavijë e lëvdishme dhe krenare për të adhmen.

Alfabeti ishte integriteti i kombit, ‘kushtetuta” e qytetërimit shqiptar, sfidues deri në fund kundër kryqëzatave historike antishqiptare. Pas këtij Kongresi, Gjuha, si simboli e thelbi më i pazëvëndësueshëm i kombit, u paraqit si një e ardhme strategjike, madje si kushti më i parë dhe më substancial i njësimit politik të kombit.

Njësimi i alfabetit të shqipes, duke mos i marrë në konsideratë disa dallime të vogla të dialekteve, duke duke i konsideruar dialektet alternativa gjuhësore që kanë në gjenezë lëndën e unikes, të të vetmes, ishte i jashtëzakonshëm nga të gjitha pikëpamjet midis pjesëve të kombit dhe midis dialekteve të tij, duke dhënë mesazhin e unitetit, si argument ekzistencial, kundër teorive të destruktimit shqiptarofob, që përhapnin fqinjët për shqiptarët, duke krijuar mite të rremë politikë dhe duke shpallur teorikisht mosekzistencën e kombit shqiptar, primitivizmin e tij të kultivuar. Në këtë hulli argumentash të kobshme dhe alibike, ata e shpjegonin gjuhën origjinale shqipe si një grumbull kaotik të gjuhëve të tjera. Këto paragjykime dhe teza groteske nuk u morën për bazë dhe u hodhën poshtë nga Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manasirit, për unifikimin e alfabetit të shqipes, ishte emancipim i vetëdijes, një kryevepër konceptuale e shqiptarëve, një sintezë, vijimësi sinkronike. Mendje të ndritura dhe figura të mëdha historike kristalizuan një prej elementëve bazë të kombit, gjuhës së njësuar në t gjiha hapësirat enike të shqiptëve. Kongresi i Manastirit bëri një zgjidhje të sakë jetike për mbijetesën e kombit shqiptar, për ta lidhur atë me qyetetërimin evropian, në aspektin kulturor dhe humanist.

Kongresi i Manastirit është një testament i pajetërsueshëm, një dëshmi e marrëveshjes dhe konsensusit të institucionalizuar kombëtar, që identifikohet me esencën e kombit, gjuhën.


Edhe nga Çamëria kishte mjaft dijetarë të shquar, që punuan për gjuhën shqipe dhe njësimin e alfabetit të saj, si një mënyrë për të ruajtur dhe përforcuar identitetin kombëtar.

“Shkronjat janë arma më e fuqishme e përparimit dhe e diturisë”, shkruante Kryerilindasi Hasan Tahsini.

Prandaj, t`i pranosh ato pa treguar kujdes të veçantë është më e dëmshme se të zgjedhësh një armë e, pa e provuar, të luftosh me të”.

Hasan Tahsini ka hyrë në historinë e shkrimit të gjuhës shqipe e në veçanti të zgjidhjes së alfabetit të përbashkët të shqipes në dy drejtime kryesore:

– së pari si pjesëmarrës në mbledhjet e ndryshme që u bënë gjatë viteve 1867- 1879 në Stamboll për këtë çështje.

– së dyti, si hartues i një alfabeti të veçantë të gjuhës shqipe, në vitin 1858, që gjeti përhapje pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Me alfabetin e tij të veçantë, Hasan Tahsini, deshi t`i tregonte jo vetëm popullit shqiptar, por edhe opinionit të huaj se shqiptarët siç kanë gjuhën e tyre të lashtë, historinë dhe kulturën, duhet të kenë edhe alfabetin.

Lidhur me bazën e alfabetit të gjuhës shqipe, në mbledhjet që u realizuan nga patriotët shqiptar, Hasan Tahsini shfaqi një mendim origjinal. Jani Vreto, rilindasi dhe bashkohësi i Hasan Tahsinit, në kujtimet e tij, me titull “Mendime për shkrimin e gjuhës shqipe”, shkruan se lidhur me ata që mendonin se për shkrimin e gjuhës shqipe ishte me interes të merej si shembull alfabeti arab, ky i fundit iu kundërvu atyre me argumentet e mëposhtme: “Çështja për të cilën diskutojmë ka të bëjë me interesin shpirtëror të të gjithë kombit tonë, domethënë me çështjen se si të shkruhet më lehtë gjuha jonë dhe të përparojë dituria e të çlirohet kombi ynë nga turpi i gjendjes barbare dhe nga të këqijat që rrjedhin prej saj. Gjuha jonë nuk mund të shkruhet me anë të alfabetit arab. Prova e madhe bindëse është fakti se ata, midis shqiptarëve që kanë mësuar gjuhën arabe, kur u shkruajnë fëmijëve të tyre, përdorin greqishten e re, të cilën nuk e dinë mirë, e që e kanë mësuar, vetëm duke u shoqëruar me grekë. Ngandonjëherë kur nuk e dinë greqishten, shkruajnë në gjuhën shqipe, por me shkronjat e alfabetit grek, të cilat i mësojnë me rast nga ata që e dinë greqishten, ndonëse shkronjat e greqishtes nuk mjaftojnë për të paraqitur të gjithë tingujt e gjuhës sonë”. “Ne, shkruante Hasan Tahsini, jemi një komb i veçantë, kemi gjuhën tonë të veçantë, andaj duhet të mendojmë më vete, si edhe të tjerët”.

Ai ishte i parimit se në shkrimin e gjuhës shqipe duhej të përputhej parimi fonetik me atë morfologjik. Parim i cili gjeti zbatim edhe më vonë në shkrimin e gjuhës shqipe.

Në një artikull të shkruar në gazetën “Basiret”, krahas rëndësisë që i jepte shkrimit të gjuhës shqipe për përhapjen e diturisë dhe zhvillimit të kombit shqiptar, ai, e vinte theksin tek pengesa që kishte sjellë për unitetin e shqiptarëve përdorimi i alfabeteve të ndryshme.

Sipas tij, duhej gjetur një alfabet që jo vetëm të ishte i përshtatshëm për gjuhën shqipe, por që të ishte edhe larg çdo ndikimi politik. “Po të mos krijojmë një alfabet për një gjuhë, që të jetë për këtë shekull i përshtatshëm, i sigurtë, i saktë dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat në të do të duken si të huaja dhe kështu nuk do të jetë e mundur të përfitojmë atë që dëshirojmë.

Studiuesi Niko Stillo na ka sjellë vitet e fundit fjalorin e Marko Boçarit, shkruar në vitin 1809, një “Fjalor dygjuhësh i greqishtes popullore dhe shqipes së thjeshtë”, ku provohet si lashtësia e shqipes, ashtu edhe e shqiptarëve.

Marko Boçari është autori i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip. Idiomat shqipe të përdorura në këtë fjalorth dygjuhësh janë një veçanësi dialektore e toskërishtes dhe përbëjnë një thesar të njërit prej dialekteve më të rralla të toskërishtes që flitej në malësinë e Sulit, me plot elemente të moçme që hasen edhe në të folmet e arbëreshëve në Kalabri dhe Sicili.

Në majin e 1819-ës dorëshkrimi i Fjalorit të Markos u dorëzua në bibliotekën Kombëtare në Paris nga Pouqueville-i. Është e mundshme që konsulli francez në Janinë në kohë t’Ali Pashës, të ketë marrë leksione shqipeje nga Markua.

Me këtë fjalor Marko Boçarin nuk e lidh gjuha amtare, shenja e pashlyeshme e identitetit të parë dhe të përjetshëm.

Edhe rilindasi tjetër i shquar, Abedin Dino, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishe një mbështetës i fuqishëm i shqipes. Rilindasit tanë i kanë njohur me themel alfabetet e lashta dhe kanë pasur dije të thella, solide edhe gjuhësore, kanë qenë kapacitete të dijes shkencore.

Mund të shtonim dhe tre emra të tjerë; Peshkopin e Paramithisë Anthim Caco, që më vonë erdhi në krye të Patriarkanës së Stambollit. Në vitet e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ky dijetar çam botoi në Stamboll në gjuhen shqipe Ungjillin.

Krahas çamëve, s’mund të lëmë pa përmendur dhe dijetarët arvanitas njeri nga Salamina (Kulluri) Anastas Kullurioti që kish mbaruar Universitetin e Harvardit në shekullin XIX; tjetri Panajot Kupitori nga Hidra. Në gjurmë të tyre vjen në fillim të shekullit XX një gjuhëtar e akademik arvanitas si Petro Furiqi.

Fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit përmban 20.000 fjalë të ishullit të Hidrës në territoret ishullore arvanitase, duke na dhënë “tapinë” e ishulli të Hidrës dhe ishujve të tjerë arvanitë të Egjeut.

Fjalorët e shqipës, të Boçarit, të Hasan Tahsinit, të Kupitorit, hedhin dritë mbi toskërishten, mbi të folmen e Çamërisë të asaj kohe, fundi i shek. XVIII, fillimi i shek XIX, po edhe mbi greqishten popullore të Epirit, duke na sjellë fjalë, shprehje, fjali e fraza të asaj kohe që i bëjnë jehonë jetës e jetesës së çamëve e suliotëve, këtyre toskëve e shqiptarëve të një brumi të veçantë. Aty gjen gjurmë të gjuhës, folklorit, historisë e gjeografisë së këtyre trevave të lavdishme.


Në Çamëri kishte mjaft atdhetarë që punuan për përhapjen e gjuhës shqipe, si një mënyrë për të ruajtur dhe përforcuar identitetin kombëtar. Këto përpjekje shpesh përballeshin me kundërshtime nga autoritetet greke, të cilat ndiqnin një politikë asimilimi dhe përjashtimi të elementëve shqiptarë nga sistemi arsimor zyrtar.

Në të vërtetë në Çamëri asnjëherë nuk pati një sistem të mirëfillt të shkollimit dhe arsimimit në gjuhën shqipe. U bënë disa përpjekje, fshehtas e herë-herë edhe haptas për të mësuar shkrim-lexim e për të çelur shkolla në gjuhën shqipe, por përndiqeshin me ashpërsi, arrestoheshin, persekutoheshin ose likuidoheshin aktivistët, mësuesit, shpërndarësit e librave dhe përkrahësit e përhapjes së gjuhës shqipe.

Lidhja Kombëtare Shqipatare i kishte dy qendra kryesore patriotike në Çamëri: Preveza (në jug) dhe Filati (në veri), nëpërmes të cilave zhvilloi aktivitetin e vet, si në pikëpamje të luftës për liri e pavarësi, ashtu edhe në përpjekjet për ruajtjen, mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe.

Në Prevezë, Sheh Sabri Preveza, formoi shoqërinë “Dituria” dhe në teqën e tij çeli “shkollën” shqipe. Në Filat u formua klubi “Vëllazëria”, drejtuar nga Mehmet Sejko e Musa Demi, duke mundësuar kështu që përmes klubit të përhapte aktivitetin e mësimit të gjuhës shqipe. Shkolla e parë shqipe në Çamëri u çel hap në Filat, më 7 shtator 1908, ku mësues të parë ishin Qamil Izet Çami dhe Hamit Demi. Pas kësaj, deri më 1910 u çelën edhe disa shkolla tjera, në Margëllëç, Konispol, Ninat, Koskë, Janjar, Mazarek, Lopës etj. Qamil Çami bëri përpjekje edhe për hapjen e një shkolle të mesme në Filat, për të përgatitur mësues për shkollat shqipe. Përveç mësimit të fëmijëve gjatë ditës në shkollë, mësuesit mbanin edhe kurse të natës, për të mësuar edhe të rriturit shkrim e lexim shqip. Me insistimin e aktivistëve dhe të popullit të Çamërisë, gjuha shqipe nisi të mësohej edhe në shkollat turke dhe në ato greke, ndonëse me fond të vogël orësh dhe e nënçmuar nga udhëheqësit e atyre shkollave. Një formë të mësimit të shkrim-leximit në gjuhën shqipe e ndihmuan edhe “mësuesit shëtitës”. Shkollat shqipe (1908-1912) i ndihmuan me libra e financa klubet dhe shoqëritë atdhetare brënda e jashtë atdheut, ndërsa populli i lëshoi shtëpitë për shkolla. Ndihmë të veçantë asokohe dha Dervish Hima, doktori Asaf Çami-Ajdonati po edhe shumë të tjerë. Në Filat, Rexhep Demi, në moshën 62 vjeçare kreu kurse për mësues. Dhe këta mësues e aktivistë, sa bënin luftë për gjuhën, po aq bënin për alfabetin latin, pasiqë xhonturqit ua impononin alfabetin arab, ndërsa kisha greke alfabetin grek.

Disa nga figurat më të shquara të Rilindjes dhe të pavarësisë, sikurse ishin Rasih Dino, Rexhep Demi, Veli Gërra, Tahir Mete, Vesel Rusi, etj., që ishin edhe përfaqësues të Çamërisë në ngritjen e flamurit në Vlorë, ishin përhapës të Abetares, mësues dhe financues të shkollave.

Në këtë periudhë fillestare të shkollës shqipe, Çamëria i jepet pa drejtësisht shtetit grek (1913), i cili, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u njohu dhe nuk u lejoi çamëve asnjë të drejtë kombëtare, politike, kulturore dhe arsimore. Kurset apo shkollat e sapoformuara të shqipe

Shkrim-këndimi shqip filloi përsëri të mësohej vetëm në familje dhe fshehtas, ashtu sic ndodh edhe sot e kësaj dite.

/çamiko

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit