PD sot në orën 18:00 do të nis protestën para godinës së kryeministrisë, njoftimi për organizimin e kësaj proteste ka ardhur ditën e djeshme nga faqja zyrtare e Partisë Demokratike.
Për zhvillimin e kësaj proteste ka reaguar deputeti demokrat për qarkun e Beratit Eno Bozdo.
Reagimi i Bozdos
Pavarësisht çfarë përfaqëson opozita, pavarësisht çfarë përfaqëson Partia Demokratike, pavarësisht se njerëzit mund të jenë apo jo dakord me mua, me tjetrin, me tjetrin, çfarë përfaqësojnë e të tjerë, kauzat që ka ngritur Partia Demokratike nuk janë kauzat e saj. Ne nuk po dalim dhe po themi u dëmtua Eno Bozdo, u dëmtua tjetri, tjetri, anëtar i kryesisë, u, u prish kjo, po kjo është e jona, na u prish oborri jonë.
Ne po themi, po ngremë ca kauza që janë kauza shoqërore. Dhe ngritja e këtyre kauzave për sa kohë ngrihen dhe mbahen fort, kërkonte një reagim tjetër nga shoqëria. Një reagim që nuk do të thotë që ata mund të jenë dakord me mua.
Në përgjithësi, por për kauzën që unë e ngre, besoj duhet të jenë dakord. E thënë ndryshe, mund të dalin, të rrëzojnë Edi Ramën dhe po u bllokua, po u mbush ky shesh plot, sigurisht që edhe ai bie, në mënyrë absolute. Bie aq shpejt sa s’na e ka marrë mendja. Dhe pastaj përsëri në qoftë se nuk duan Partinë Demokratike, mos ta votojnë, po të votojnë një parti tjetër opozitare.









