I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramos, ish-drejtuesi ushtarak Artur Mecollari komentoi mbi konfliktin në Ukrainë, qëndrimet e Rusisë dhe perspektivën e armëpushimeve.
Ai analizoi zhvillimet e fundit në front dhe rrezikun që përbën agresioni, duke i cilësuar veprimet si krime ndërkombëtare.
“Rusia kërkon një paqe, jo një armëpushim. Zakonisht armëpushimi bëhet për një negociim, por të shohim në të gjithë historinë, Rusia nuk pranon një armëpushim. Këto territore janë të aneksuara, jo të pushtuara. Po marrim pjesën e Donetskut, e tani është pushtuar nga Ukraina.
Fronti i luftës ka ndryshuar në këto katër vjet. Sot jemi në kushtet që ato po mundojnë të pushtojnë të gjithë administrativin e katër republikave. Rusia, pa patur një akt politik, është në kushtet e luftës.
Është një draft që ka dështuar, i gjithë dështim total, sepse nuk përfaqëson moralin e paqes të 80 viteve të fundit. Agresioni është krim ndërkombëtar,” shprehet Mecollari.









