Dy persona, Erzen Uka dhe Julian Cumraku, qëndruan të ngujuar për 12 orë në një banesë në fshatin Orosh të Pukës, duke kërcënuar efektivët e RENEA-s me armë.
Pas negociatave me familjarët, ata u vetëdorëzuan, ndërsa brenda banesës policia gjeti dhe sekuestruar armë, granata dore, municion luftarak dhe material të lidhur me grupime ekstremiste.
Erzen Uka, 35 vjeç, dhe Julian Cumraku, 34 vjeç, kishin precedentë penalë dhe ishin nën vëzhgimin e Antiterrorit.
Megjithatë, ata rrallë ishin shfaqur në komunitet dhe nuk kishin shkaktuar probleme të dukshme.
12 orë të ngujuar me armë në dorë, policia zbërthen arsenalin në banesën









