-sidi education-spot_img
9.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Mbrojtjes: Do të prodhojmë dronë për vete dhe të tjerët!

Kryesoret

Gjatë interpelancës në Kuvend me deputetin demokrat Klevis Balliu, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u shpreh i bindur se shoqëria KAYO që është krijuar do të prodhojë produkte ushtarake për Forcat e Armatosura si dronë, armë dhe municione.

Nufi deklaroi se nga fabrikat që do të jenë në vend për prodhimin e municioneve, do të punësohen në vend 1000 persona. Sipas ministrit, shteti investon 3 milionë euro në shoqërinë KAJO dhe pritet të fitojë 300-400 milionë.

“Shoqëria KAJO është konceptuar jo si kompani prodhuese, por qëllimi i saj është që bashkëpunon. Kështu të mund të prodhohen produkte ushtarake për Forcat Ushtarake apo eksport. Është model ndërkombëtar dhe duhet të angazhohen kapitale private që të ngrihet industri ushtarake. Shqipëria e njeh prodhimin ushtarak.

Në të kaluarën kemi qenë thelbësisht të angazhuar në prodhimin e pajisjeve apo armëve në Republikën e Shqipërisë, ku janë prodhuar armë, municion dhe lëndë plasëse. Pasja e një kompanie shtetërore, që garanton pasjen e një rezerve municioni e linjave të reja në Republikë është domosdoshmëri në kuadër të sigurisë.

Patjetër që shoqëria funksionon me partneritet privat, sepse kapitalin e investojnë ata. Kemi marrëveshje dhe me Izraelin, që produktet e veta të provuara në fushën e betejës. Do prodhojmë gjithashtu dronë”, tha Nufi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit