Protesta e punonjësve të Trafikut Urban vazhdon edhe këtë të martë, si shenjë pakënaqësie për mos pagesën e pagave për dy muaj.
Ndryshe nga dita e parë e protestës, ku punonjësit qëndruan para komunës dhe më pas përpara Qeverisë, sot ata po lëvizin me autobusë të zbrazët nëpër rrugët e qytetit.
Në autobusët e protestës është vendosur një letër me mbishkrimin “protestë”, ndërsa punonjësit kërkojnë pagesën e borxhit të akumuluar.
Sindikata e Trafikut Urban deklaron se borxhi ndaj punonjësve ka kaluar dy muaj, dhe ndërkohë ndërmarrja ka borxhe ndaj furnitorëve që kapin mbi 1.6 milionë euro.









