-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Gjykata s’e ka shkelur ligjin për pezullimin e Ballukut

Kryesoret

Pas një dite të zbardhjes së kërkesës së plotë të Këshillit të Ministrave të drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e e GJKKO i cili ka pezulluar zv.kryeministren Belinda Balluku, ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha duke i dalë në mbrojte Gjykatës së Posaçme.

“Gjykata speciale dhe prokuroria në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj, me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale.

Vetë ideja se ka marrë pushtetin e kryeministrit, i them atij hajduti, je ti që ke vjedhur paratë, por atyre mirë ua bënë që nuk lëshuan edhe ndaj teje, të njëjtin urdhër si ndaj Lubisë. Ç’kompetencë ka marrë? Kompetenca jote qenka për të mbrojtur hajdutët. Kompetenca jote qenka për të shfrytëzuar postin për të vjedhur paratë e qytetarëve, siç ke vjedhur.

“Kërkoj me urgjencë rivlerësimin, rikualifikimin e veprës së tyre. Nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe. U zhdukën 400 milionë euro të inceneratorëve. Tani janë me qindra e qindra milionë të tjera dhe përsëri nuk kemi grup të strukturuar kriminal, nuk kemi organizatë kriminale në një kohë kur Edi Rama kryeson një organizatë të vërtetë kriminale që është qeveria e tij”, shprehet Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit