Ditën e sotme lideri demokrat Sali Berisha në konferencë për mediat nga mbledhja e kryesisë në PD, foli për situatën e keqe të motit dhe korrupsionin e lartë që ka kapluar vendin këto ditë.
“Moti dhe korrupsioni në sinergji, në bashkëveprim, kanë pasur këtë javë efekte shkatërrimtare mbi pronat e qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit”, u shpreh berisha.
Ai theksoi se dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën publike:
”Dëmet janë kolosale jo vetëm në infrastrukturën, të cilat mediat i kanë paraqitur gjerësisht, por janë mijëra kokë bagëti, janë qindra hektarë sera, janë infrastrukturë e vogël e fshatrave, të rrënuara si asnjëherë në mote më parë”.









