Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish për skandalin e shembjes së rrugës Qukës-Qafë Pllocë. “Superskandal! Kjo është rruga Qukës- Qafë Plloçë që nga 73 milionë euro shkoi në 360 milionë euro.
Rruga që shembet vetëm disa muaj pas përfundimit është ndërtuar nga Kompania e 2T, që është dhe kompania që ka ndërtuar dhe Pallatin në pajë, pallatin e Zonjës Rama pa asnjë fature tatimore, ndërtimore, bankare etj” shkruan ai.









