Dalin dëshmi të reja nga plagosja e ditës së sotme e të miturit në qytetin e Durrësit, teksa 14 vjeçari shprehet se gjithçka ka nisur pas një komenti në rrjetin social Tik Tok deri në momentin e takimit.
“Pak ditë me parë ngecëm për një koment në Tik Tok. Aty nisi. U grindëm me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jonë për t’u sqaruar. Po e dinim që ata do vinin me disa shokë. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë të takoheshim diku pranë shtëpisë së tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marrë masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe neve. Nisëm të debatonim, kush je ti kush jam unë! U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete të forta. Unë nxora thikën. Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qëllova, se ishte më i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur, por për ta trembur. Më vjen shumë keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete të forta. Jam penduar shumë. Nuk doja të shkonte kështu”, ka dëshmuar 14 vjeçari.









