Një zënkë mes dy adoleshentëve në rrjetet sociale përfundoi tragjikisht në rrugën “Laguna e Karavastasë” në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Pas një takimi të lënë mes tyre për t’u sqaruar, dy grupet e të rinjve u përleshën fizikisht dhe përdorën sende të forta.
Gjatë përleshjes, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë, duke e plagosur rëndë.
I plagosuri ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga Policia e Durrësit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj 14-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.









