Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pas një konflikti në lagjen nr. 14/1, ku dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë një 15-vjeçar.
I dëmtuari po merr trajtim në Spitalin Rajonal Durrës.
Policia bëri me dije se konflikti kishte motive të dobëta.
Pas hetimeve, i mituri M. K. u lokalizua dhe arrestua në flagrancë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









