-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kukësi nën shi, ndërprerje energjie dhe rrëshqitje gurësh

Kryesoret

Në qarkun Kukës, reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë po vazhdojnë të ndikojnë në infrastrukturën rrugore.

Rrëshqitjet e dherave dhe rënia e gurëve paraqesin rrezik për drejtuesit e mjeteve, por akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme falë punës së vazhdueshme të kontraktoreve në pastrimin e tumbinave dhe riparimin e problemeve të shkaktuara nga moti.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen situata emergjente që kërcënojnë banorët.

Megjithatë, disa zona vijojnë të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, përfshirë Mamëzin, Kolshin dhe Surrojin në Kukës, si dhe disa fshatra në Tropojë dhe Has.

Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon sipas orareve të përcaktuara nga Ujësjellësi Rajonal i Kukësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit