Pas kërkesës së bërë në SPAK nga ish-presidenti Ilir Meta përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani, për të dëshmuar për çështjen e 21 janarit si person në dijeni, ka ardhur një reagim nga kreu i PD Sali Berisha.
“Se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 Janarit, ka ardhur në zyrën tim dhe më ka thënë se unë do jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së ka treguar edhe një bisedë me Dritan Priftin pak ditë para 21 janarit, kur nuk kishte dalë ende video e përgjimit mes këtij të fundit dhe Ilir Metës në zyrën e ministrit të Energjetikës.
“Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng”, thotë Berisha.









