Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se plani 28-pikësh i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmban “elementë premtues”, por gjithashtu çështje të pazgjidhura që do të kërkojnë negociata të mëtejshme.
“Takimet në Gjenevë ishin produktive, por ky është vetëm hapi i parë.”
Rutte gjithashtu vuri në dukje humbjet e mëdha të Rusisë, duke deklaruar se “forcat ruse kanë humbur rreth 1 milion njerëz që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022” dhe se përparimi territorial i tyre është minimal, vetëm disa metra në ditë.









