-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK vijon hetimet, Shqipëri arrestohen tre persona

Kryesoret

Pas hetime të kryera gjatë sot SPAK në bashkëpunim me autoritet italiane të drejtësisë bëri të mundur goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në rrjetin e trafikut të kokainës.

Sipas SPAK, grupi i strukturuar kriminal dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt veriut të Europës, e më pas e ka transportuar me automjete të tonazhit të rëndë drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi shumë të madhe kokaine, mbi 1300 kilogramë. Pasi hynte në territorin italian, kjo sasi dyshohet se shpërndahej në gjashtë baza logjistike operative të ngritura nga grupi kriminal në zona të ndryshme të Italisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 550 mijë euro cash, 10 automjete, një pistoletë, si dhe 130 kilogramë të tjera lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, të cilat në treg do të kishin një vlerë prej rreth 12 milionë eurosh

Në Shqipëri u arrestuan 3 persona: Asti Llupi, Erald Salla e Altin Shehaj.

Ndërkaq, tre tjerë janë shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit