Nga nesër fillon festa e 28-29 nëntorin për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke e kthyer vendin në një qendër të madhe emocioni dhe feste.
Ndryshe nga trevat e tjera, festa e flamurit ka nisur që mbrëmjen e sotme në Vlorë, aty ku zemra e pavarësisë rreh më fort se kudo.
Valltarë nga treva të ndryshme shqiptare kanë ndezur atmosferën në Bulevardin “Ismail Qemali”, duke sjellë ritme, ngjyra dhe tradita që bashkojnë breza e qytete.
Mes duartrokitjeve dhe flamujve valëvitës, bulevardi u kthye në një skenë të madhe shqiptarie, duke hapur zyrtarisht festimet e ditëve të Pavarësisë.
Kujtojmë se Shqipëria u shpall shtet i lirë dhe i pavarur në 28 nëntor të vitit 1912, pasi Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë ngritën flamurin dykrenar në qytetin bregdetar.









