Një aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, në drejtim të Tiranës, ka shkaktuar bllokimin e rrugës. Sipas mediave është krijuar radhë prej 3 km, nga Çerma në Plug.
Sipas raportimeve të para, shkak i aksidentit është bërë përplasja e një makine nga furgoni i OSHEE-së. Mjeti tip Toyota ka shpërthyer në flakë.









