Deputeti demokrat Klevis Balliu mbajti fjalën hapëse në foltoren e radhës të PD-së përpara kryeministrisë.
“Këto pas meje kanë një të përbashkët, të gjithë i ka futur në burg ai që rri në mes. Të gjithë këta janë hajdutë, por kryehajduti është Edi Rama. Duke filluar me Belinda Balluku, e cila ka përgjegjësitë e veta vjedhjet e veta, hajdulliqte e veta. Por asnjë aferë korruptive, Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës. Asnjë ministër deputet asnjë eksponent i PS i lidhur me krimin nuk mund të shkonte te krimi i organizuar nuk mund të shkonte te krimi organizuar,” shprehet Balliu.









