Gjykata Kushtetuesja merr nesër në shqyrtim ankimin e Kryeministrisë për rastin Balluku dhe pezullimi e saj nga GJKKO. Sali Berisha tha se po bëhet presion nga qeveria.
Kryetari i PD-së e ftoi Edi Ramën në debat të hapur që të tregojë sipas tij ku bazohet mbi deklaratat se Komisioni i Venecias e ka quajtur të paligjshëm pezullimin e një ministri.
“Hajde të dalim sonte në media, të shkojmë në debat, ku i ka vendimet e Venecias kundër pezullimit të ministrave? Ku i ka vendimet, se pezullimi është anti-demokratik? Ku i ka?
Unë uroj që gjykata të mos bjerë viktimë e presioneve mafioze që po bëhen, presione të jashtëzakonshme më thonë burime të ndryshme, po bëhen mbi të. Unë nuk e di cfarë do të vendosë” tha ai.









