Katër kandidatë kanë shpallur ambicien për të garuar përballë Sali Berishës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen në 23 maj.
Në selinë e PD sollën dokumentacionin e kandidimit ish-deputeti i PD Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe mjekja nga Fushë Kruja Mereme Sela, ndërkohë që ish-anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari deklaroi se i ka dërguar nëpërmjet postës elektronike.
‘Këtu ka frikë’- Salianjit i mbyllet dera e kandidimit përballë Berishës!
Ish-deputeti Ervin Salianji shpalli edhe platformën për ndryshimin e PD-së nëse i besohet posti i kryetarit.
Një pjesë e rëndësishme e platformës lidhet me riorganizimin e brendshëm të PD-së. Salianji propozon:
- Zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë
- Kufizim mandatesh në drejtimin e partisë
- Hapje të listave të kandidatëve për deputetë
- Përfaqësim të detyruar për gra, të rinj dhe diasporën
- Rritje të rolit të anëtarësisë në vendimmarrje
Pse u refuzua Salianji? Noka: Nuk kemi hapur garë për Gysin!









