I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, juristi Edmond Petraj komentoi situatën politike dhe funksionimin e institucioneve në vend.
Ai foli për ndikimin e politikës mbi zyrtarët kushtetues dhe për dallimet me sistemet e tjera, siç është rasti i Rumani.
“Nuk e ndalon dot, sepse përballe është realiteti kombëtar dhe është bërë një pakt që mos të hysh në kushtetutë. Ketu po flitet për procedurë. Nesër do të shohim se si do të funksionojë kryeministri. Në Rumani, kur u bënë zgjedhjet para disa kohësh, edhe pse fitoi me 60 përqind, ajo nuk u bë kryeministër. E njëjta gjë edhe këtu. Në Rumani është bërë nami me korrupsion, por atje nuk ekziston parashkrimi. I hoqëm fuqinë për nivelim të funksionarëve kushtetues. Politika vendos kush zgjidhet; sot mund të zgjidhet edhe një tufë gomaresh që ta drejtojnë, dhe këto s’kanë çfarë bëjnë. Pse thuhet ligjvënës? Sepse duhet një mandat deputeti,” tha Petraj.









