-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti: Partia duhet të ketë demokraci dhe transparencë, jo lista fiktive

Kryesoret

Ish-kandidati për deputet i PD-së për zgjedhjet parlamentare 2025, Ilir Alimehti në një dalje televizive foli për sfidat brenda Partisë Demokratike, duke u shprehur se përçarja brenda partisë nuk është alternativë por drejtuesit duhet të organizohen dhe të krijonë një proces të drejtë dhe demokratik zgjedhjesh të brendshme.

“Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje. Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit. Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive.

Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD kthehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse. Në 3 orë takim nuk zgjidhen problemet e 35 viteve, jam kundër djegies së etapave. Nuk funksionon, ka rregulla. U përmend një fjalë që për mua është e rrezikshme, përçarja. Kam hyrë në PD në prill të 2022 kur PD ishte më e përçarë se kurrë, më e shantazhuar se kurrë. Kam hyrë në ditën më të keqe të PD, nuk duhet të kthehet më”, u shpreh Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit