-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia nën presion, Vuçiç: Licenca nga SHBA nuk erdhi, NIS rrezikon mbylljen

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi këtë të martë se Serbia nuk ka marrë ende licencën e nevojshme nga SHBA për të vazhduar furnizimin e rafinerisë NIS në Pançevë, duke paralajmëruar rrezikun e mbylljes së saj.

Ai shtoi se vendimi i refuzimit nuk ka të bëjë me para, por me arsye politike, ndërsa Rusia nuk ka treguar interes për shitjen e kompanisë.

Vuçiç shpjegoi gjithashtu se JANAF ka refuzuar importin e naftës, duke argumentuar se ishte menduar për rafinerinë, dhe se kjo e vendos Serbinë nën presion sanksionesh.

“Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira. Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in. Nuk bëhet fjalë për para, por për politikë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit