Java e 14-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet mes datave 3 dhe 4 dhjetor, me pesë ndeshje të shpërndara në dy ditë.
Të mërkurën, në orën 16:30, Teuta pret Elbasanin në “Niko Dovana”, ndërsa Partizani përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”.
Në mbrëmje, në orën 19:30, skuadrat e kryeqytetit Dinamo City dhe Tirana do të sfidohen në “Air Albania”, në derbin më të spikatur të javës.
Të enjten, raundi mbyllet me dy takime: Vora–Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia–Flamurtari në “Arena Egnatia”, të dyja në orën 16:30.









