Pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan gjatë mbrëmjes së ditës së diel, dje policia e Elbasanit ka arrestuar Naldo Gjinin teksa ky i fundit u kap duke u larguar në Rrugën e Kombit drejt Kosovës.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka.
Arrestimi i Naldo Gjinit
Naldo Gjini u shoqërua ditën e djeshme (1 Dhjetor) dhe po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Ai dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si makina e përdorur në ngjarjen kriminale.
Naldo Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.
Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.









