-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi/ Gaz Bardhi: Të vijë Rama të japë llogari për Ballukun

Kryesoret

Kuvendi ka nisur me debate. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e nisi me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai tha se Rama duhet të jap llogari në parlament. Sipas tij, kryeministri është urdhërues i aferës së Llogarasë. Sipas Bardhit, Rama flet vetëm me veten dhe nuk flet dot të vërtetën në parlament.

“Ne kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin, sepse ai ka ndërhyrë tek drejtësia për një anëtare të qeverisë. Ai nuk është konsultuar me parlamentin. Ju thatë se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Del dhe mbron të pandehurën ministre me video selfie si mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese. Rama të japë llogari, u fshihet deputetëve të Kuvendit. Qeveria ka numrin dy të pandehur me tendera. Ç’punë ka kryeministri që kthen institucionin në një zyrë avokatie?

Pse bëhet kryeministri palë, në një çështje që nuk është palë? Rama të vijë e të japë llogari këtu, ai është bashkëfajtor. Fliste gjëra që nuk i ka thënë Komisioni i Venecias, ai kërkon të manipulojë opinionin publik, duke ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Rama është urdhërues i aferës së Llogarasë”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit