IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë në një pallat 14-katësh mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut, pasi është konstatuar se një pjesë e tij është ndërtuar pa leje.
Objekti ka gjithsej 14 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ndërsa tre kate janë realizuar pa leje ndërtimi.
Autoritetet kanë vendosur shiritin e sigurisë dhe ndërtimi është pezulluar deri në zbardhjen e situatës ligjore.









