Në “Kennedy Center” në Uashington po mbahet shorti për fazën finale të Kupës së Botës 2026, turneu i parë me 48 skuadra dhe i zhvilluar në tre vende: SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Për herë të parë, Shqipëria është pjesë e shortit, megjithëse pjesëmarrja e saj varet nga rezultati i play-off-it në mars.
Ceremonia e sotme shënon edhe grupe interesante, ku vende si SHBA, Kanada, Meksikë dhe Gjermani janë të vendosura në vazon 1, ndërsa Shqipëria dhe Kosova janë në vazon e play-off-it.
Për shembull, Grupi D përfshin SHBA, Paraguai, Australi dhe Kosovën (Play-Off UEFA C), ndërsa Grupi F ka Holandën, Japoninë, Shqipërinë (Play-Off UEFA B) dhe Tunizinë.
Shorti i 5 dhjetorit është moment historik për futbollin shqiptar dhe ndjekësit mund të ndjekin çdo moment të ceremonisë, përfshirë tërheqjen e goglave për vazot e grupeve dhe vendosjen finale të skuadrave.









