-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spitali i Durrësit: Gjatë operacionit të 15-vjeçarit nuk pati ndërprerje energjie

Kryesoret

Spitali Rajonal i Durrësit ka sqaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit Erion Boba, i cili humbi jetën më 4 dhjetor, nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Pas verifikimeve me stafin mjekësor, anestezistët dhe ekipet e reanimacionit, është konfirmuar se sistemi i gjeneratorit dhe pajisjet rezervë siguruan funksionimin e pajisjeve jetike pa ndërprerje.

Spitali thekson se pacienti kishte mbërritur në gjendje shumë të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik, dhe ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për stabilizimin dhe trajtimin intensiv.

Komplikacionet që çuan në vdekjen e tij janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

Deklarata gjithashtu sqaron se ashensorët e spitalit funksiononin normalisht dhe se spitali bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit