Në Tiranë në sheshin “Skënderbej”, janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri, duke sjellë atmosferë festive.
Ndezja e dritave u shoqërua dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit.
Edhe Presidenca ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjeve.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën këtë mbrëmje fëmijët në një ceremoni të veçantë, traditë e institucionit në vigjilje të festave të fundvitit.









