Një grup qytetarësh në qytetin e Durrësit janë ngritur sot të protestojnë për parkimet me pagesë.
Në sheshin para bashkisë u mblodhën qytetarë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
“Po protestojmë për këtë parkimin që bën kjo zonja kryetare. Jo nuk e përballojnë asnjëri… sidomos njëherë pensionistët e këta… edhe të rinjtë nuk e përballojnë dot. Tarifa është shumë e lartë” tha një protestues.
Ndërsa një tjetër u shpreh i zhgënjyer për keqqeverisjen e jo vetëm të kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako por dhe të kryeministrit Rama.
“Këtu kemi dalë për të protestuar për të gjitha arsyet, jo për një. S’kemi nga t’ia nisim. Kemi një kryeministër që vjedh me fis, jo me familje po me fis, ska ku shkon më keq. Do vijojmë protestat deri sa të thejnë qafën këta hajdutët’
“Është një hap pa studim. Shumë abuzim. E shoh tepër të dëmshëm. Është si puna e çmimit të ujit, ku Durrësi ka çmimin më të lartë të ujit. Qytetari nuk është në qendër të punës së tyre. Vendimi është I padrejtë’
“Më vjen keq që qytetaria të heshtë. Duhet më shumë llogari, sepse edhe qeverisja vendore ka zënë myk. Ajo godinë është e molepsur nga vjedhja e abuzimi. Ne si qytetarë nuk presim ndonjë gjë të mirë.”









