-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau shqiptarin me pushkë, gjykata lë të lirë 56 vjeçarin italian

Kryesoret

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo, Arezzo, i cili në vitin 2023 vrau fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli, pasi kishte tentuar t’i shembte shtëpinë me ekskavator, u lirua plotësisht nga akuzat “sepse akti nuk përbën krim”.

Sipas mediave italiane,vendimi u dha pasditen e djeshme, më 5 dhjetor, ku prokurorja Laura Taddei në seancë e fundit dëgjimore kishte kërkuar një riklasifikim të akuzës nga vrasje me dashje në “mbrojtje të tepruar nga vetëmbrojtja”, duke kërkuar një dënim me katër vjet burg. Kur u lexua vendimi që e lironte nga akuzat, Mugnai shpërtheu në lot.

“Më në fund do të kemi një Krishtlindje paqësore. Këto kanë qenë vite të vështira, por gjithmonë kam pasur besim te drejtësia. Gjykata ka vepruar për më të mirën,” tha ai.

Anëtarët e familjes së Mugnait dy djemtë e tij, gruaja e tij, vëllai i tij dhe nipi i tij u dërguan gjithashtu në gjykatë.

“E dinim që ishte vetëmbrojtje, por duhej të provohej. Gjykata bëri çmos”, deklaroi djali i tij më i madh.

Avokatët mbrojtës u shprehën të kënaqur: Marzia Lelli shpërtheu në lot nga lehtësimi, ndërsa Piero Melani Graverini komentoi: “Isha e sigurt”.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e 5 janarit, Gëzim Dodoli shkatërroi me ekskavator fillimisht makinat e parkuara përpara shtëpisë së Sandro Mugnai në San Polo, një fshat i vogël i Arezzos, dhe më pas duke goditur drejtpërdrejt muret e shtëpisë ku 56-vjeçari po darkonte me familjen e tij.

Më pas, Mugnai mori pushkën dhe qëlloi fillimisht një herë në ajër, pastaj katër herë të tjera drejt fqinjit që drejtonte ekskavatorin, duke e vrarë atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit